Hysaj ‘ia sheh sherrin’ Higuainit

Hysaj ‘ia sheh sherrin’ Higuainit

Në lidhje me sfidën e dyfishtë kundër bardhezinjve, fillimisht në kampionat dhe më pas për gjysmëfinalen e kthimit të Kupës së Italisë, Elseid Hysaj, skuadra dhe e gjithë tifozeria e Napolit do të presin si kundërshtar Gonzalo Higuainin. Por, nëse për pjesën më të madhe ai shihet si “tradhtari”, shqiptari nuk e mendon në këtë mënyrë.

“Se si do ta presin tifozët Gonzalon, kjo është një çështje që u përket atyre. Ndërsa për mua si futbollist, por jam i bindur që edhe për shokët e mi te Napoli Higuain do të pritet si një shok, si një mik”, u shpreh mbrojtësi shqiptar.

 

Shpërndaje në: