Hysaj zëvendëson Lahmin tek Bayern Munchen?

Hysaj zëvendëson Lahmin tek Bayern Munchen?

Elseid Hysaj është në listën e kandidatëve potencialë që do të zëvendësojnë Philip Lahmin.

Sipas footmercato, me shqiptarin në garë janë edhe Serge Aurier i Paris Saint Germain, Hector Bellerin i Arsenalit apo edhe Daniel Carvajal i Real Madridit.

Bayern Munchen shfaqi interes për mbrojtësin shqiptar prej verës së kaluar, me drejtuesit e klubit gjerman që vlerësuan mundësinë e transferimit të 22-vjeçarit nga Napoli.

Hysaj cilësohet një lojtar që pëlqehet së tepërmi nga trajneri Ancelotti, megjithatë për të siguruar shërbimet e futbollistit kuqezi, përveç konkurrencës së fortë, në “Allianz Arena” duhet të bëjnë gati edhe çekun me vlerë 50 milionë euro, shifër e përcaktuar nga Napoli për prishjen e kontratës së mbrojtësit.

Shpërndaje në: