Hyseni reagon ndaj stërvitjeve ushtarake pranë kufirit: Po krijojnë pasiguri te qytetarët
Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka shprehur shqetësim për stërvitjet ushtarake të zhvilluara pranë kufirit me Kosovën, në afërsi të komunës që ai drejton.
Sipas tij, prania e forcave ushtarake, mjeteve ajrore dhe aktiviteteve të tilla pranë zonave të banuara krijon ndjenjë pasigurie dhe tensioni të panevojshëm për qytetarët, duke ndikuar në jetën e përditshme.
Hyseni u ka bërë thirrje institucioneve vendore dhe ndërkombëtare që të monitorojnë situatën dhe të ndërmarrin veprime për garantimin e sigurisë dhe stabilitetit në rajon.
Ai theksoi se qytetarët meritojnë qetësi dhe siguri, duke shtuar se komuna do të vazhdojë të jetë pranë tyre në mbrojtje të interesave të tyre.



