I akuzuar për vrasjen e dyfishtë në Klinë, Apeli merr vendim për rastin e Jon Hotit

I akuzuar për vrasjen e dyfishtë në Klinë, Apeli merr vendim për rastin e Jon Hotit

Gjykata e Apelit ka marrë vendim që të mos ketë ulje të dënimit për Jon Hotin, i akuzuar për vrasjen e dyfishtë në Klinë, duke refuzuar si të pabazuar ankesën e mbrojtjes.

Hoti është dënuar me 24 vjet e 6 muaj burgim nga Gjykata Themelore në Pejë, për vrasjen e Albison dhe Rexhep Shlivovës.

Hoti i cili pranoi fajësinë në seancën e parafundit, privoi nga jeta dy kushërinjtë nëntorin e vitit 2024.

“Sipas aktakuzës, i pandehuri me datë 13 nëntor të vitit 2024, me dashje dhe me armë zjarri ka privuar nga jeta viktimat, R.Sh dhe A.Sh, në Klinë rreth orës 14:11 minuta, duke vënë në rrezik jetën edhe të personave tjerë që ishin prezent në lokalin ku kishte ndodhur vrasja e dyfishtë, në atë mënyrë që i pandehuri paraprakisht i kërkon shtëpitë e viktimave, kurse me pas përmes rrjetit social Facebook i kontakton viktimat dhe me të njëjtit lejnë takim në një lokal në qendër të Klinës dhe pas një bisede disa minutëshe me dy viktimat me të cilët ishte i ulur në të njëjtën tavolinë, i pandehuri J.H ngritët në këmbë dhe duke qenë i kthyer me shpinë ka viktimat, nxjerr armën nga xhaketa e tij, dhe fillon të gjuaj në drejtim të viktimave, me ç’rast vëllai i viktimës R.Sh, dëshmitari E.Sh, hedhet në armë të pandehurit duke e parandaluar të njëjtin të gjuaj me tutje, kurse ne ato momente bie në dysheme arma e te pandehurit, ndërsa me pas i pandehuri J.H largohet nga vendi i ngjarjes, ku si pasojë nga të shtënat e armës se zjarrit, gjen vdekjen në vendin e ngjarjes viktima A.Sh, ndërsa viktima R.Sh dërgohet pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Pejës”, thuhej në njoftimin e Prokurorisë.

Hoti akuzohej se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”, nga neni 173, paragrafi 1, pika 1.5 dhe 1.11 të Kodit Penal dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 1 të Kodit Penal.

Shpërndaje në: