I anulohet goli, portieri e godet me shqelma gjyqtarin (Video)

I anulohet goli, portieri e godet me shqelma gjyqtarin (Video)

Çudirat në futboll nuk ndodhin vetëm në vendet ku cilësia e futbollit është e ulët, dhe këtë na e vërteton një ngjarje që ka ndodhur në Spanjë.

Pikërisht nga Spanja vjen një video, ku portieri ka goditur më shqelma gjyqtarin, pasi ai i anuloi golin, që sipas tij ishte i rregullt.Ngjarja ka ndodhur në Katalonjë, në një ndeshje të bashkësisë autonome, mes Manlleu dhe Sant Cugat, ku portieri Ivan Gonzalez shënoi, por goli i tij u anulua.


Nervat e kanë tradhëtuar spanjollin dhe ai përveç goditjes që i bëri topit, goditi fort edhe gjyqtarin me shqelm, i cili ka rënë në tokë nga dhimbjet.Arbitri në këtë rast e bëri punën mirë, pasi anuloi golin që u shënua me dorë dhe më vonë pasojat i mbajti vet mbi “shpatulla”./Periskopi/

Shpërndaje në: