I arratisuri për fajde në Prizren kërkohet edhe për tentim vrasjen e janarit

I arratisuri për fajde në Prizren kërkohet edhe për tentim vrasjen e janarit

Njëri nga të dyshuarit që po kërkohet për rastin e fajdesë, për të cilin u realizua aksion dje në Prizren nga Drejtoria kundër Krimit të Organizuar e Policisë së Kosovës dhe Prokuroria Themelore, kërkohet edhe për një rast tjetër.

I njëjti është i njohur për organet e drejtësisë, pasi ka të kaluar kriminale.

Egzon Reshani, ishte i përfshirë para disa muajsh në një rast të shkëmbimit të zjarrit, ku ishin plagosur dy persona në Prizren.

Pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore, Policia e Kosovës më 19 janar kërkoi ndihmën e qytetarëve për kapjen e tij, me qëllim të ndriçimit të incidentit të fundit, por i njëjti ka arritur ta shijojë lirinë nga arratia.

Ndryshe, për rastin e së hënës vetëm një person u arrestua, ndërsa Reshani dhe të tjerët po kërkohen.

Ndaj personit që u ndalua për 48 orë, pritet masa e paraburgimit dhe kjo është konfirmuar nga Prokuroria.

“Jemi brenda afatit ligjor. Në momentin që do ta bëjmë kërkesën do të njoftoheni me kohë”, deklaroi për Klankosova.tv zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Fitore Mehmeti-Sejrani.

Grupi i dyshuar po hetohet për veprat penale: “Fajdeja”, “Privimi i kundërligjshëm i lirisë” dhe “Detyrimi”, të parashikuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Shpërndaje në: