I burgosuri shqiptar dënohet me burgim të përjetshëm në Greqi për vrasjen e një pakistanezi
Një i burgosur shqiptar në Burgun e Domokos, Greqi, u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e një të burgosuri pakistanez më 20 korrik 2019.
Incidenti ndodhi gjatë një përleshjeje mes grupeve të burgosurve, ku viktima u godit me thikë të improvizuar dhe ndërroi jetë në spital.
Gjykata e Apelit e shpalli shqiptarin fajtor, ndërsa tre të tjerët u liruan për mungesë provash.



