I dolën fotot me serben në Zvicër, reagon Kusari – Lila: Unë më Fitore Pacollin kemi mbrojtur Republikën e Kosovës
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka reaguar ndaj, siç i quan ajo, aludimeve dhe pretendimeve për takime të fshehta me Serbinë, duke sqaruar se takimet e organizuara nga Center for Inclusive Governance (CIG) janë transparente dhe zhvillohen prej vitesh me pjesëmarrje të gjerë ndërkombëtare.
Në një postim në Facebook, Kusari-Lila ka theksuar se këto takime organizohen që nga viti 2010, me seli në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me mbështetje të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Zvicrës.
Sipas saj, në to kanë marrë pjesë përfaqësues nga spektri i gjerë politik i Kosovës dhe Serbisë, si nga pozita ashtu edhe nga opozita, si dhe përfaqësues të vendeve të QUINT-it dhe të MPJ-së së Zvicrës.
Ajo ka sqaruar se takimet nuk janë të fshehta, nuk kanë karakter negociues dhe nuk merren vendime në to.
Postimi i plotë:



