I ëmbli Griezmann – 7 vjeçar duke kërkuar autografe në Botërorin e 98’tës (Foto)

I ëmbli Griezmann – 7 vjeçar duke kërkuar autografe në Botërorin e 98’tës (Foto)

Disa pamje emocionuese janë publikuar ku shihet Antoine Griezman shumë i ri, duke takuar heronjtë e tij futbollistë në Francë gjatë vitit 1998.

Atëkohë, Griezmann kishte 7 vjeç dhe shihet me një bluzë me numër 7. Ai me shokët e tij shihet duke vrapuar pas heronjve të tij për të marrë një autograf, shkruan dailymail, transmeton Periskopi.

“Ishin shumë të ëmbël, nuk mund t’u refuzohej një autograf”, thotë prezantuesi në video.

Ndërkaq tani në atmosferën e Kupës së Botës, pamjet e Griezmannit të vogël po bëhen virale./Periskopi/

Shpërndaje në: