“I ka, i ka Vjosa 10-15 vetë” – Nagavci sulmon mediat pasi iu publikua biseda për Osmanin

“I ka, i ka Vjosa 10-15 vetë” – Nagavci sulmon mediat pasi iu publikua biseda për Osmanin

Ish-nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci e VV-së, ka reaguar pas publikimit të audo-incizimi, ku dëgjohet tek flet për Vjosa Osmanin.

Nagavci përmes Facebook-ut, ka shkruar se fjalët e saj nuk ishin përgjime, por intervistë më e hershme e bërë me një gazetar, dhe se asgjë nuk ishte e fshehtë.

Ajo dy prej portaleve të cilat kanë publikuar audo-incizimin, i ka quajtur portale të regjimit të vjetër.

Në audio-incizimin e publikuar dëgjohet tek thotë që Vjosa Osmani mund të sjell vota e vetme, si individ, nga organizatat.

Postimi i saj i plotë:

Gazeta Express dhe Indeksonline paskan publikuar si përgjim një bisedë normale mes meje dhe një gazetari që ka qenë krejt e hapur. Aty edhe kamera edhe mikrofonat kanë qenë lëshuar, e nuk ka kurrfarë përgjimi apo skandali. Në anën tjetër, kjo intervistë është bërë para shumë kohësh, diku në verën e vitit të kaluar, kur vërtet nuk dihej se cilët ishin deputetët që mbështesnin Vjosën.

Portalet e regjimit të vjetër janë shqetësuar me humbjen që do ta pësojnë padronët e tyre andaj në panik e sipër bisedat me zë e me figurë duan t’i shesin si përgjime. Por është e kotë.

Me Vjosën kishim bashkëpunim të shkëlqyer, korrekt e profesional dhe bashkë do jemi edhe në fitoret e reja.

Përgjimi: Nagavci e VV-së flet me një anonim për votat e Vjosa Osmanit

Shpërndaje në: