I kapen 38 qese kokainë një personi në Prishtinë

I kapen 38 qese kokainë një personi në Prishtinë

Policia në Prishtinë ka gjetur tek një person 38 qese substanca që dyshohet të jenë lëndë narkotike të llojit kokainë.

Policia njofton se droga është gjetur tek drejtuesi i një veture  gjatë kontrolleve të rregullta ka në rrugën “Ahmet Krasniqi” në kryeqyttet.

 “I dyshuari menjëherë është proceduar më tej dhe ndaj tij janë ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore dhe hetimore”, thuhet në një njoftim të policisë./Periskopi/

Shpërndaje në: