I kërcënoi policët me armë e granatë dore, një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit në Gjakovë, detaje

I kërcënoi policët me armë e granatë dore, një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit në Gjakovë, detaje

Gjykata Themelore në Gjakovë, ka njoftuar se është aprovuar kërkesa e prokurorisë Themelore atje, duke i caktuar masën e paraburgimit një muaj të pandehurit L.P., për shkak të dyshimit se i arrestuari ka kryer veprat penale; kanosje, mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge.

Në komunikatën për media bëhet e ditur se i dyshuari, ka kundërshtuar policët, i ka ofenduar dhe kërcënuar ata. Aty shtohet edhe se i njëjti, ka nxjerr armë të zjarrit dhe një granatë dore duke ua drejtuar policëve.

‘’ Me këtë vendim, i pandehurit L.P., do të mbahet n paraburgim në kohëzgjatje prej një (1) muaji, periudhë kjo që do të llogaritet nga data e arrestimit me 23 shkurt 2026 deri më 25 mars 2026’’, thuhet mes tjerash në komunikatë.

Komunikata:

Gjykata Themelore në Gjakovë, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit një (1) muaj të pandehurit L.P., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale; kanosje, mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se me datë 25 janar 2026 në Gjakovë, i pandehuri L.P., pasi u ndalua nga zyrtarët policorë për drejtim të rrezikshëm të automjetit, refuzoi t’u japë dokumentet, i ofendoi dhe i kanosi me jetë; gjatë tentativës për arrestim ai shfaqi rezistencë, nxori një armë zjarri dhe më pas një granatë dore me siguresë të hequr, duke i drejtuar në drejtim të zyrtarëve dhe duke u larguar nga vendi i ngjarjes, me ç’rast u shkaktoi frikë dhe pasiguri serioze, i njëjti u dorëzua më 23 shkurt 2026. Po ashtu, gjatë bastisjes në lokalin e tij “K. K. b. & b.” u gjetën dhe sekuestruan pajisje për përgatitje të narkotikëve dhe rreth 2 gram substancë e dyshuar për marihuanë, me çka dyshohet se ka kryer veprat penale të kanosjes, mbajtjes së paautorizuar të armëve dhe posedimit të paautorizuar të narkotikëve sipas KPRK-së.

Gjyqtari i procedurës paraprake, Driton Sadiku, pas mbajtjes s seancës dëgjimore ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit.

Me këtë vendim, i pandehurit L.P., do të mbahet n paraburgim në kohëzgjatje prej një (1) muaji, periudhë kjo që do të llogaritet nga data e arrestimit me 23 shkurt 2026 deri më 25 mars 2026.

Palët kanë të drejtë ankese ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Shpërndaje në: