I kuptoj tifozët që janë të zhgënjyer
Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho thotë se e kupton zhgënjimin e tifozëve pas disfatës në javën e kaluar nga Watford 3:1.
Por, portugezi beson se mbështetësit e United do të jenë gjithmonë pas klubit për ta përkrahur atë.
“Unë mund t’i kuptoj plotësisht nëse tifozët janë të zhgënjyer me rezultatin e javës së kaluar”, tha Mourinho.
“Ne tani kemi tre ndeshje rresht në shtëpi dhe unë jam i sigurtë se tifozët do të mbështesin skuadrën siç kanë bërë gjithmonë”. /Periskopi.com



