I lënduari nga aksidenti me fatalitet në Pejë, jashtë rrezikut për jetë
Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka njoftuar mbi gjendjen e të lënduarit nga aksidenti me fatalitet që ndodhi sot në Loxhë të Pejës.
Përmes një njoftimi në Facebook, spitali shkruan se gjendja e të lënduarit është në gjendje stabile, jashtë rrezikut për jetë dhe po trajtohet.
Ndërkohë që gruaja e cila mbeti e vdekur nga akidenti në fjalë ka arritur pa shenja jete dhe është konstatuar vdekja e saj.
“Spitali i Përgjithshëm në Pejë shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen e të ndjerit”, shkruan Spitali i Pejës.
Aksident me fatalitet në Loxhë të Pejës, humb jetën një grua



