‘I merr 1,000 Euro dhe nuk din anglisht’ – Kasapolli shpërthen ndaj Haxhijajt
Sekretari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Shasivar Haxhijaj dhe Kryetari i Federatës së Auto Sportit të Kosovës Ismet Rexhepi, ishin mysafirë në emisionin më të ri të gazetarit veteran Agim Kasapolli, në T7.
Në këtë emision, i cili u përshkua me shumë akuza dhe reagime të zëshme, pika kulmore ishte kur Kasapolli dhe Rexhepi akuzonin sekretarin Haxhijaj se “paguhet 1,000 Euro netto dhe nuk di anglisht”.
Haxhijaj nga ana e tij, sqaroi se lartësia e pagës së tij është caktuar me vendim të veçantë, kurse paga e Presidentit të KOK-ut është e barabartë me një pagë të ministrit. Haxhijaj madje pohoi se për pagën e tij dhe të Presidentit të KOK-ut, mjetet dërgohen nga Komiteti Olimpik Evropian.
Pjesë e madhe e debatit, përveç lartësisë së pagave në KOK, iu kushtua edhe asaj nëse është ligjore që Presidenti i KOK-ut të kompensohet për angazhimin e tij.



