I mituri dërgohet në QKUK në gjendje jo të mirë, prindërit nuk e trajtuan – dërgohen në mbajtje
Një rast i tmerrshëm ka ndodhur në Lipjan.
Atje po dyshohet se dy prindër kanë shkelur detyrimet familjare, duke mos e trajtuar djalin e mitur që ishte sëmurë.
Dy prindërit janë dërguar në mbajtje.
Njoftimi:
SHKELJE E DETYRIMEVE FAMILJARE
Lipjan NN. Është raportuar se është sjellë në QKUK- Prishtinë viktima mashkull kosovar i mitur, për shkak të gjendjes së tij jo të mirë, për shkak të mos trajtimit nga ana e prindërve të tij. Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.



