I mori 13 mijë euro nga VV-ja, Sopa i reagon qytetarit në koment

I mori 13 mijë euro nga VV-ja, Sopa i reagon qytetarit në koment

Një pjesë e madhe e shpenzimeve të Lëvizjes Vetëvendosje gjatë vitit 2025 përfunduan te mediat e preferuara të saj, e ndër përfituesit nuk mungoi as portali i Jeton Sopës, “KosovaNews”.

Për portalin e Sopës u ndan rreth 13 mijë euro. Raportimet për këtë pagesë duket se e kanë prekur seriozisht Sopën.

Në reagimin e tij në Facebook, Sopa u ankua se “nuk ishte as në mesin e përfituesve më të mëdhenj”.

Madje, duke iu përgjigjur një komentuesi që i shkruante “Hajt se tybe hoxhë nuk je as ti po lej foret”, Sopa iu përgjigj: “po edhe hoxha me pare punon more”.

Shpërndaje në: