I paraburgosuri kërcen nga kati i dytë i Pallatit të Drejtësisë, Policia jep detaje

I paraburgosuri kërcen nga kati i dytë i Pallatit të Drejtësisë, Policia jep detaje

Një i paraburgosur gjatë ditës së djeshme ka tentuar të ikte nga Pallati i Drejtësisë duke kërcyer nga kati i dytë.

Mlladen Millosheviq, ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim në QKUK, ku edhe po trajtohet aktualisht në klinikën e Ortopedisë.

Rastin e ka konfirmuar Enis Pllana, zëdhënës i policisë për kryeqytetin.

“Gjatë ditës së djeshme, një person i arrestuar nën dyshimet për kryerjen e veprës penale Vjedhje e rëndë, ka tentuar të arratiset nga Pallati i Drejtësisë, por i njëjti është ndaluar. Gjatë tentimit për arratisje, i dyshuari ka pësuar lëndime trupore, për çka është dërguar për tretman mjekësor”, deklaroi Pllana për Klankosova.tv.

Shpërndaje në: