I plagosuri në Mitrovicë transferohet në QKUK

I plagosuri në Mitrovicë transferohet në QKUK

Një person është plagosur në rrugën “Ilaz Kodra” në Mitrovicë.

Policia e ka arrestuar të dyshuarin, ndërsa personi që mbeti i plagosur është dërguar në QKUK në Prishtinë për trajtim mjekësor.

Zëdhënësi i Spitalit Rajonal të Mitrovicës, Shpend Fazliu tha se 36-vjeçari i plagosur në këmbë fillimisht u pranua aty, por më pas u transferua në QKUK.

“Pas trajtimit emergjent dhe konsultimit nga mjeku kujdestar ortoped, si dhe ekzaminimeve tjera,  i plagosuri është transferuar në QKUK, për trajtim të mëtejmë”, tha ai për mediumin lokal, “Mitropol”.

 

Të shtëna me armë në Mitrovicë, plagoset një person-Policia jep detaje

Shpërndaje në: