“I rrezikshëm dhe i pamëshirshëm”, rusi që do ta sfidojë bokserin britanik Joshua

“I rrezikshëm dhe i pamëshirshëm”, rusi që do ta sfidojë bokserin britanik Joshua

Anthony Joshua mund të vihet nën presion kur mbrojtësi i titullit në peshat e rënda Alexander Povetkin do ta sfidojë atë në stadiumin e Wembleyt më 22 shtator.

Tifozët me padurim e kanë pritur një përballje kundër Wilderit, por tek Povetkini, Joshua pret ta mposhtë njeriun që është fitues i një medalje të artë olimpike dhe i cili është mposhtur vetëm një herë nga Wladimir Klitschko në 35 përballje sa ka zhvilluar gjithsej.

Mediumi britanik “BBC” i ka bërë një analizë përballjes së Povetkin-Joshua, nëpërmjet Steve Bunce dhe komentatorit të boksit Mike Costello, transmeton Periskopi.

Negociatat mbi përballjen në mes Wilder dhe Joshuas janë ndërprerë pasiqë dytë nuk janë pajtuar për vendin e sfidës, dhe kështu Joshua ka gjet kundërshtarin rus Povetkin.

“Ishte lufta që prisja dhe nuk jam i zhgënjyer. Natyrisht jam paksa i zhgënyer që nuk është Wilder por kjo ishte gjithmonë një luftë problematike edhe ne e kemi biseduar këtë çështje për muaj me radhë”, u shpreh Steve Brunce.

“E pëlqej Povetkinin, jam një fans i madh i tij. Ai mund të jetë një njeri me të meta, ka pasur shumë praktika të dyshimta larg ringut me shkelje të ndryshme në përdorimin e rregullave mjekësore”, shtoi ai.

“Jam duke thënë që kjo është një përballje e mirë. Joshua bokson shkëlqyeshëm, por ndeshja me Joseph Parker ka qenë paksa e mërzitshme. Pastaj u bërë pishman për mos-zhvillimin e përballjes me Wilder. Me Povetkin do të jetë një luftë e hatashme”.

Në anën tjetër, Mike Costello thotë “Nëse shikojmë ndeshjet e Povetkin në karrierën e tij, ai ka vetëm një humbje në 35 përballje, të vetmen sfidë e kishte humbur nga Wladimir Klitschko në vitin 2013 në Moskë”.

“Në maj të 2016, Povetkin ishte paraparë të ndeshet me Wilder në Moskë. Wilder ishte trajnuar shumë në Angli para përballjes ndërmjet dy gjigandëve. Por pastaj rezultuan testet pozitive. Kjo ishte një njollë për sportin rus”, shtoi Kostello.

Në tokën britanike, Povetkin ka luftuar një herë më parë duke shënuar një fitore me nokaut kundrejt David Price në Cardiff./Periskopi/

Shpërndaje në: