I vetëm në sallë, Përparim Gruda çmonton propagandën e VV’së ndaj ish opozitës
Deputeti i vetëm i PDK’së, Përparim Gruda është duke marr pjesë në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga Vetëvendosjes për buxhetin 2026, raporton Periskopi.
Ai në fjalën e tij para foltores tha se pjesëmarrja e tij nuk është për të bërë propagandë, por për të treguar ligjet.
Gruda pyeti se si mund të formohen komisionet parlamentare, derisa nuk dihet se pozita dhe opozita.
“Nuk mund të trajtohen çështje të tjera pa formimin e Qeverisë. Është standard i njohur në mbarë botën”, ka thënë ai.
Sa i përket rendit të ditës, ai ka thënë se qeveria aktuale nuk ka të drejtë të propozojë buxhetin. “Ky Kuvend nuk ka lidhje me qeverinë ekzistuese”, ka thënë Gruda.



