I vogël, por sherrin e madh, Messi e dëshmon se është mbreti i futbollit (VIDEO)
Barcelona ka arritur të sigurojë tre pikë falë përformancës së jashtëzakonshme të Lionel Messi, i cili shënoi tre gola përballë Sevillës.
Vendasin ishin dy herë në avantazh, por nuk e ruajtën dot deri në fund rezultatin dhe në fund ‘Katalanasit’ fituan me rezultat 2-4.
?? #Messi
?? #SevillaBarça pic.twitter.com/MrYSXH5LQg— FC Barcelona (@FCBarcelona_es) February 23, 2019
Jesus Navas (22′) fillimisht në kundërsulm çoi në festë tifozët e pranishëm, por vetëm pas pak minutash Lionel Messi (26′) me një vollej-goditje barazoi rezultatin.
Megjithatë, pjesa e parë i takoi skuadrës së drejtuar nga Machin, pasi mbrojtësi Mercado (42′) me një goditje të fuqishme i riktheu sërish avantazhin Sevillës.
Por në fakt kur ke një lojtar si Lionel Messi në anën tënde, atëherë llogaritet që ai ekip ka një lojtar më shumë.
Ylli argjentinas (67′) me të djathtën sërish baraspeshoi gjithçka, para se ta kompletonte het-trikun pesë minuta para fundit dhe t’i siguronte Barçës tre pikë të arta në luftën për titull.
Në fund gol shënoi edhe Luis Suarez (90+2′), i cili kohëve të fundit është kritikuar jashtëzakonisht shumë dhe vulosi shifrat finale 2-4.
? ¡Vamos chicos, que quedan 45′. ¡Ánimo!
⚽ Sevilla 2-1 FC Barcelona
?? #SevillaBarça pic.twitter.com/bqtobO5FUT— FC Barcelona (@FCBarcelona_es) February 23, 2019
Barcelona gjendet në vendin e parë me 57 pikë, 10 më shumë se Atletico një pozitë më poshtë, ndërkohë Sevilla bie në vendin e pestë me 37 pikë.
Ndeshja tjetër e Barcelonës është më 2 mars dhe përballet në derbin kundër Real Madrid në ‘Santiago Bernabeu’. /Periskopi/



