Ia pati borxh 100 paund, e pabesueshme sa ia vonoi pagesën Pogba këtij punëtori fizik

Ia pati borxh 100 paund, e pabesueshme sa ia vonoi pagesën Pogba këtij punëtori fizik

Ylli i Manchester United, Paul Pogba, ia ka bërë një padrejtësi të madhe një punëtori fizik, i cili ia ka bartur disa kuti nga shtëpia e vjetër në banesën e re.

Për këtë shërbim, Pogba është dashur ta paguajë punëtorin 100 paund, përcjellë “lajmi.net”.

Mirëpo, Pogba ia ka vonuar paratë për tre muaj, edhe pse shuma ka qenë e vogël.“Ai (Pogba) mund të jetë lojtari më i paguar në botë, por mua më ka trajtuar si budalla.

Kemi punuar tërë ditën dhe duhej të paguheshim në mbrëmje e jo pas tre muajve”, deklaroi Kondi Moyo, i punësuar nga Pogba.Kujtojmë që Pogba e këtë fiton këtë shum për tre minuta e 47 sekonda te United.

Shpërndaje në: