Ibra: Këto janë raportet e mia me Pogba’n

Ibra: Këto janë raportet e mia me Pogba’n

Sulmuesi i Manchester United, Zlatan Ibrahimovic ka folur rreth raporteve në mes tij dhe bashkëlojtarit të tij Paul Pogba.

Ai thotë se ka marrëdhënie të mira me të, si dhe shton se francezi është një lojtar i cili punon shumë.

“Marrëdhënia ime me Pogba është qetë. Kur unë flas ai më dëgjon. Paul është një lojtar me talent të madh”, deklaroi Ibrahimovic.

“Tani ne duhet të jemi realistë. Njerëzit i bëjnë shumë presion atij. Transferimi i tij është duke u përfolur ende shumë. Unë nuk e njihja atë më parë dhe tani që e njoh personalisht, unë mund t’iu them se ky është një person që punon jashtëzakonisht shumë”, përfundoi suedezi. /Periskopi.com

Shpërndaje në: