Ibra në vit fiton 19 milionë funte por ja sa ka fituar për çdo gol që ka shënuar (Foto/Video)

Ibra në vit fiton 19 milionë funte por ja sa ka fituar për çdo gol që ka shënuar (Foto/Video)

Sulmuesi suedez Zlatan Ibrahimovic padyshim se është një nga sulmuesit më të mirë në botë.

Suedezi u transferua në Manchester United në këtë sezon me të cilët kishte nënshkruar kontratë njëvjeçare me pagë prej 367,640 mijë funte në javë me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër, shkruan Dail Mail transmeton Periskopi.

 Zlatan Ibrahimovic earned just under £1m for these nine goals and almost £3m overall

Ibrahimovic në muajin e parë ka fituar afër 1 milion funta

 

35-vjeçari ka qenë shtylla kryesore e Jose Mourinhos në skuadrën e tij deri tani duke shënuar 28 gola në të gjitha garat.

Ibrahimovic dëmtoi ligamentet e gjurit të tij të djathtë gjatë ndeshjes me Anderlechtin në kuadër të Europa Ligës. Ibra pritet që të mungojë deri në fillim të vitit 2018.

Plani i Manchester United për ta paguar Ibran për çdo gol

 

Sikur të mos i mjaftonte paga prej 367,640 mijë funte në javë suedezit, ai në kontratë ka edhe bonuse nga ‘Djajtë e Kuq’ të përfshirë në kontratë.

Ibra për çdo gol që ka shënuar ka përfituar 143,000 mijë funte. Ai në vit fiton 19 milionë funte duke u bërë personi i dytë në Premier Ligë me fitimet më të mëdha.

Ibrahimovic ka shënuar 28 gola për Djajtë e Kuq në të gjitha garat

 

United i ka futur këto bonuse që ta motivojë Ibran për të shënuar gola, ata i kanë ndarë në pesë kategori bonuset.

Ibrahimovic earned at least £47,000 per goal

 

Goli i parë deri te 5 ai ka fituar 236 mijë funte. (47 mijë funte për gol)

Bonusin e parë Ibra e kishte marrë me 7 gusht ndaj Leicesterit në kuadër të SuperKupës së Anglisë.

Në rast se suedezi do të kishte shënuar 35 gola do të përfitonte 925,000 mijë funte. (119,000 mijë funte për çdo gol).

Ibrahimovic ka përfunduar sezonin me 28 gola.

Manchester United paid out almost £3m on top of his basic wage, estimated at £19.1m a year

35-vjeçari ka marrë 3 milionë funta më shumë përveq pagës së tij në vit që është 19.1 milionë

 

Këto fakte janë publikuar nga Football Leaks : The Dirty Busnies Football, bazuar në hulumtimin e gazetarëve të Der Spigel Rafael Buschmann dhe Michael Wulzinger.

Mbetet të shihet se a do të qëndrojë edhe në sezonin e ardhshëm sulmuesi karizmatik pas këtij lëndimi.

Ibra momentalisht është duke qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me agjentin e tij Mino Raiol dhe fizioteraputin Dario Fort. /Periskopi/

Shpërndaje në: