Ibra ushtron Rashford’in edhe pas stërvitjeve

Ibra ushtron Rashford’in edhe pas stërvitjeve

Ylli i Manchester United, Zlatan Ibrahimovic po bën nje veprim shumë të pëlqyeshëm te skuadra nga Old Trafford.

Tabloidi britanik ‘Metro’ raporton se suedezi po qëndron edhe pas përfundimit të stërvitjeve të skuadrës, për të ushtruar talentin Marcus Rashford.

Ky i fundit shkëlqeu në sezonin e kaluar në disa paraqitje, ndërsa në këtë sezon ende nuk ka bërë ndonjë paraqitje.

Në anën tjetër, sipas ‘The Sun’, Ibrahimovic po stërvitë edhe talentët tjerë të rinj si Anthony Martial dhe Jesse Lingard. /Periskopi.com

Shpërndaje në: