Ibrahim Tatlises dënohet për vjedhje të këngës
Këngëtari i famshëm turk Ibrahim Tatlises është dënuar nga gjykata me 11 mijë euro, pasi është vërtetuar se një nga këngët e tij i përkiste një artisti tjetër.
Sipas gjykatës kënga “Agir Ketye Dilemin Rindamin”, ka qenë produkt i një artisti tjetër ndërsa është vjedhur nga Tatlises.
Këngëtari do të duhet të paguajë një dëmshpërblim prej 11 mijë eurove, ndërsa Tatlises nuk ka të drejtë ankimi pasi edhe gjykata e apelit i ka njohur të drejtën Gunerit



