Ibrahim Tatlises dërgohet me urgjencë në spital, kjo është gjendja e tij
Këngëtari i njohur Ibrahim Tatlises, 74 vjeç, është transportuar me urgjencë në spital në Stamboll pas një shqetësimi shëndetësor në shtëpi, menjëherë pas koncerteve jashtë vendit.
Ai u paraqit me tension të ulët të gjakut, dhe pas kontrollit fillestar mjekët identifikuan një infeksion bakterial, duke vendosur për siguri vendosjen e tij në njësinë e kujdesit intensiv.
Drejtori i spitalit, Dr. Engin Çakmakçi, bëri të ditur se Tatlises ka vetëdije të plotë, funksionet e zemrës dhe mushkërive janë normale, dhe gjendja e tij e përgjithshme është e qëndrueshme.



