Ibrahimovic: Anglinë e pushtova për tre muaj
Veterani thotë se pushtoi futbollin anglez për vetëm tre muaj.
Suedezi me origjinë boshnjake shton se nuk ka qëllime individuale, por për të me rëndësi janë sukseset e skuadrës nga Old Trafford.
“Jam duke ndjekur trofeun kryesor, Premier Ligën. Ky është qëllimi im. Gjërat individuale vijnë si pjesë e objektivit kryesor sepse është si bonus për çdo lojtar. Nëse kolektivi bën mirë, atëherë individualët do të bëjnë mirë”, ka thënë Ibrahimovic.
“Do t’i ndihmoj ekipit dhe do të bëjë atë që di më së miri, të shënoj gola, të luaj mirë dhe të krijoj raste për bashkëlojtarët. Nëse mund ta bëjë këtë, unë e di se do t’i ndihmoj ekipi tim”, shtoi ai.
“Nuk kam qëllime individuale sepse tashmë i kam realizuar, pas vetëm tre muajve në Angli, e pushtova atë – më mori kohë vetëm tre muaj”. /Periskopi.com



