Ibrahimovic: Mediat suedeze janë fajtori kryesor pse unë nuk do të jem në Kupën e Botës!

Ibrahimovic: Mediat suedeze janë fajtori kryesor pse unë nuk do të jem në Kupën e Botës!

Zlatan Ibrahimovic beson se mediat suedeze janë përgjegjëse se pse ai nuk do të jetë pjesë e Kupës së Botës

Ibrahimovic u pensionua nga kombëtarja e Suedisë pas Eruo 2016, kur ata u eliminuan në fazën e grupeve, shkruan Periskopi.

Që nga atëherë sulmuesi suedez ka vazhduar të shënojë gola për Manchester United dhe tani për LA Galaxy dhe kishte shprehur dëshirën që të rikthehej te Kombëtarja për Kupën e Botës, ‘Rusi 2018’.

“Nëse një herë e refuzoni kombëtaren, nuk mendoj se duhet të ktheheni më,” kishte thënë Jann Andersson, trajneri i Suedisë.

Por, golashënuesi më i mirë i Suedizë mendon se mediat janë fajtore që ai do të mungojë në ‘Rusi 2018’.

“Unë mendoj se kënaqësia më e madhe në futboll është të luash në Kupën e Botës,” ka thënë Ibra.

“Gjithtë të mirat për lojtarët që do të jenë atje. Zlatan nuk do të jetë atje, ai duhej që të ishte atje, por nuk është.

“Mediat thanë që Suedia është më e mirë pa mua dhe kjo është arsyeja pse unë besoj kaq shumë tek ta.

“Ky është mentaliteti i mediave suedeze. Unë nuk kam emër tipik suedez. Nuk jam suedez tipik, por megjithatë kam rekordin e shënimit të golave në ekipin kombëtar,”. përfundoi 36-vjeçari.

Ibra ka shënuar 62 gola në 116 paraqitje me Suedinë/Periskopi/

Shpërndaje në: