Ibrahimovic përgjigjet në mënyrë epike sa i përket rikthimit te Milani
Zlatan Ibrahimovic është deklaruar i përmbajtur sa i përket zërave të fundit që e lidhin me një rikthim te Milani.
Suedezi enigmatik kohët e fundit festoi ditëlindjen e tij të 37 dhe është pranë fundit të karrierës së tij, transmeton Periskopi.
Megjithatë, ai është lojtarë që ka gjendje fizike stabile dhe mund të rikthehet në Europ për ta përmbyllur karrierën e pasur futbollistike.

Ibrahimovic ka shkëlqyer për LA Galaxy që nga transferimi në Amerikë në mars 2018, me 20 gola të shënuara në vetëm 24 paraqitje.
Sulmuesi që kaloi dy vjet në San Siro gjatë viteve 2010 dhe 2012, megjithatë, nuk pranoi të spekulojë për një kalim në Itali, duke i thënë TMZ: “Ka gjithmonë zëra. E gjithë bota më dëshiron mua. Është në rregull”. /Periskopi/



