Ibrahimovic rikthehet në Evropë tek ish-klubi i tij
Sulmuesi kontravers Zlatan Ibrahimovic mund të rikthehet edhe njëherë në futbollin evropian para se ta mbyll karrierën.
Corriere dello Sport raporton se Milan është duke tentuar ta bind suedezin që pas gjashtë vitesh të rikthehet edhe njëherë me fanelen ‘kuqezi’.
Edhe trajneri Gennaro Gattuso ka folur personalisht me lojtarin, të cilit i skadon kontrata në dhjetor të vitit 2019 me LA Galaxy, shkruan Periskopi.

(Photo by Claudio Villa/Getty Images)
Problemi i këtij operacioni pritet të jetë agjenti Mino Raiola, i cili nuk ka marrëdhënie të mira me skuadrën italiane.
Por familja e Ibrahimovic mund të jetë arsyeja kryesore që ai të rikthehet edhe njëherë në Serie A, pavarësisht preferencave të Raiolas.
Në periudhë dy-vjeçare sa ishte pjesë e Milan, Ibracadabra shënoi 56 gola në 85 paraqitje./Periskopi/



