Ibrahimoviç: Unë do të jem Zot në Manchester
Menjëherë pas zyrtarizimit të gjigantit Zlatan Ibrahimoviç te Manchester United, një legjendë e “Djajve të kuq”, Cantona, e uroi ekipin për blerjen më të fundit, por duket se menjëherë u ndje i kërcënuar, teksa thumboi suedezin duke thënë se ekziston vetëm një mbret i Manchester United dhe ai ishte vet francezi.
Megjithatë, Zlatan nuk mund të qëndronte pa reaguar mbi këtë deklaratë dhe reagimi ka ardhur ashtu siç di të përgjigjet ai.
“Unë e admiroj Cantona-n dhe e dëgjova se çfarë tha, por unë nuk dua të jem mbreti i Manchester-it, por Zot i tij”, tha Ibrahimoviç.



