Ibrahimoviq ka një kusht për të qëndruar tek Unitedi

Ibrahimoviq ka një kusht për të qëndruar tek Unitedi

Mediat britanike shkruajnë se sulmuesi suedez është i gatshëm të mbetet te ‘Djajtë e Kuq’ edhe në edicionin e ardhshëm, por me një rritje të pagës (300 mijë euro në javë), aq sa marrin Wayne Rooney e Paul Pogba, transmeton kp.

35 vjeçari, i cili është i lidhur me transferimin në Amerikë dhe Kinë, aktualisht përfiton 260 mijë euro në javë, por ish-ylli i Barcelonës, AC Milan e PSG-së për të qëndruar në ‘Old Trafford’, kërkon që paga e tij të jetë e njëjtë më sulmuesin anglez dhe francezin.

Ibra është duke shkëlqyer në sezonin e tij të parë në Premier League. Ai ka deri tash ma shënuar 26 gola dhe konsiderohet një nga lojtarët më të rëndësishme tek skuadra e Jose Mourinhos.

Shpërndaje në: