Ibrahimoviq tregon se ende është në formë djaloshare
Zlatan Ibrahimoviq ka treguar se ende është në formë të jetës së tij, pavarësisht mos-thirrjes nga Suedia në Kupën e Botës 2018.
Edhe pse ai ishte në gjendje të mirë shëndetësore dhe me kondicion të përshtatshëm për të përballuar 90 minuta të një loje futbolli, megjithatë suedezët nuk e thirrën atë.
Ai së fundmi ka qenë i zënë me disa performanca reklamuese për “ESPN Body Issue 2018”, raportoi “DailyMail”, transmeton Periskopi.
Tani, 36 vjeçar ai dëshiron t’i tregojë botës se nuk e ka ndërmend të ndalet.
Pavarësisht mos-ftesës nga ekipi suedez, Ibrahimoviq udhëtoi drejt Rusisë për të bërë disa promovime për VISA dhe u ndal te kampi suedez për t’i këshilluar lojtarët e kombëtares së tij para lojës me Korenë Jugore që Suedia e fitoi me rezultat minimal 1-0./Periskopi/



![]()




