Icardi i mërzitur: “Nëse është më mirë për Interin atëherë unë largohem…”
Mauro Icardi nuk është shumë i sigurt për të ardhmen e tij tek Interi
Interi dje bëri një gabim të madh pasi humbi nga Sassuolo në shtëpi me rezultat 2:1 dhe tani Champions League mund të mbetet vetëm një ëndërr, pasi gjithçka varet nga Lazio, transmeton Periskopi.
“Unë e them këtë për çdo vit, unë do të flas me klubin,” ka thënë sulmuesi argjentinas.
“Nëse është mirë për skuadrën unë qëndroj, në të kundërtën do të largohem.
“Unë gjithmonë e bëj më të mirën për klubin dhe skuadrën. Kur të përfundoj sezoni, ne do ta flasim me klubin dhe do të shohim se çka është më mirë për ta.
Kujtojmë që agjente e Icardit është gruaja e tij Wanda Nara. /Perskopi/



