Icardi jashtë skuadrës, ky është arsyetimi qesharak i Spallettit

Icardi jashtë skuadrës, ky është arsyetimi qesharak i Spallettit

Luciano Spalletti ka pohuar se Mauro Icardi është i lënduar dhe ka kritikuar spekulimet dhe pyetjet rreth rikthimit të tij, duke e krahasuar sulmuesin me një lojtar tjetër të Interit, Keita Balde Diao.

Icardi mungoi edhe një herë të premten pasi Inter u mposht nga Cagliari 2-1, e cila pasoi një barazim të diskutueshëm 3-3 ndaj Fiorentinës për herë të fundit.

Por pyetjet pas ndeshjes, si ato më parë, u përqëndruan te sulmuesi argjentinas, i cili nuk është paraqitur që nga 9 shkurti për Interin dhe u zëvendësua si kapiten i klubit nga Samir Handanovic, transmeton Periskopi.

Image result for Spalletti Icardi

“Pse i bëni pyetjet mbi Icardin dhe Keitan ndryshe?” Spalletti i tha Sky Sport Italia.

”Pse pyesni për sa kohë do të shërohet Keita, por shpreheni ndryshe për mungesën e Icardit? Të dy janë të lënduar dhe tani kanë mbetur vetëm disa ditë që ata të mbarojnë trajtimin”.

”Ju jeni duke sugjeruar se ka diçka të gabuar në sjelljen e tij[Icardit], përndryshe ju do t’i trajtoni të dyja situatat në të njëjtën mënyrë”.

”Nëse ju nuk e gjeni arysetimin bindës, ky është problemi juaj”, deklaroi pas ndeshjes ai. /Periskopi/

Shpërndaje në: