Icardi-Juventus: Zhvillim i bujshëm
Mauro Icardi do ta presë Juventusin deri më 10 gusht, potencon “Sportmediaset”.
Sulmuesi është lënë jashtë turneut parasezonal në Azi dhe i është thënë se nuk është pjesë e planeve të Antonio Contes, por ai po i refuzon negociatat me klube tjera përveç Juves, transmeton Periskopi.

Sipas “Sportmediaset”, argjentinasi ka vendosur të presë deri më 10 gusht për Juventusin që ta mbyll marrëveshjen, ndryshe do të fillojë t’ia hapë dyert Napolit.
Interi nuk e ka ndërmend ta përforcojë rivalin direkt Juven, kështu që “Tuttomercatoweb” sugjeron se “Nerazzurrët” do të bëjnë një ulje në 70 milionë euro për Napolin, krahasuar me 80 milionë sa po kërkojnë nga biankonerët.
Këto shifra janë dukshëm më të larta se 50 milionë eurot që përmendeshin në medie në javët e fundit. /Periskopi.com/



