Icardi: Të ulim kokën dhe të punojmë si skuadër
Kapiteni i zikaltërve, Mauro Icardi kërkon nga bashkëlojtarët e tij që të ulin kokën dhe të punojnë pas eliminimit në Europa Ligë.
“Ishte një Inter i bukur qysh nga minuta e parë. Kishim dëshirë në pjesën e parë, por pjesa e dytë ishte për t’u harruar”.
“Tashmë pas eliminimit nga kjo garë duhet të rikthehemi akoma më të fortë. Duhet të ulim kokën dhe të stërvitemi për të lënë pas çdo gjë, dhe për të bërë kthesën e madhe”, deklaroi Icardi. /Periskopi.com



