Idhulli i Neymarit akuzohet për përdhunim të shqiptares
Duket se braziliani Neymar ndërron shumë shpesh mendje, edhe për gjërat më të thjeshta. Rasti më konkret është ai rreth idhullit që ka që kur nisi të luajë futboll.
Sulmuesi i PSG ka ndryshuar shpesh versionin e tij gjatë karrierës, por këtë radhë ka çuditur të gjithë me fjalët që ka thënë.
Në vitin 2012, i pyetur në fillimet e karrierës së si kush dëshironte të bëhej, ai e kishte nisur duke thënë se ëndërronte të ndiqte hapat e Cristiano Ronaldos të cilin e kishte pasur idhull që i vogël.
Kuptohet, historia ndryshoi në momentin kur kaloi te Barcelona, dhe jo më larg se në vitin 2018 deklaroi se idhulli i tij në futboll ishte vetëm Lionel Messi.
Por në intervistën e fundit dhënë për DAZN, Neymar ka ndryshuar përsëri mendje. “Idhulli im është Robinho, kam qenë një tifoz i tij që i vogël dhe dëshiroja gjithmonë që të bëhesha si ai”, ishin fjalët e Neymar për sulmuesin i cili është ende nën gjykim për çështjen e përdhunimit të një shqiptareje gjatë periudhës kur ishte pjesë e Milanit.




