Idoli brazilian i shqiptarëve: Serbia duhet të mburret me këta dy sportista (Foto)

Idoli brazilian i shqiptarëve: Serbia duhet të mburret me këta dy sportista (Foto)

Legjenda e futbollit brazilian Ronaldoniho ka folur për mediumin serb RTS duke thënë se populli serb mund të mburret me teniserin Novak Djokovicin dhe Rambo Petkovic.

Novak Djokovic është një nga teniserët më të mirë në botë aktualisht ndërsa Rambo Petkovic është ish futbollist, transmeton Periksopi.

Image result for novak djokovic

Djokovic është tenisti numër 2 në botë

 

Petkovic bëri emër në Brazil por ai ka luajtur edhe për Real Madridin dhe Sevillan.

Ish lojtari i Barcelonës ka folur me madhështi për Petkovicin, i cili në Brazil njihet me emrin Pet.

“Futbollin e përcjelli shumë, mirëpo edhe tenisin. Novak Dokovicin e njeh tërë bota. Nuk ka njeri që nuk e njeh atë, gjithashtu edhe Petkovici është i njohur globalisht, kështu që lirisht populli serb mund të mburret me ta”.

Image result for rambo petkovic

Rambo Petkovic, Flamengo

 

Ronaldinho ka folur edhe për Cristiano Ronaldon.

‘Ronaldo ishte më i miri në fushë kundër Juventusit, më duhet ta pranojë edhe pse kamë qenë lojtar i Barcelonës në të kaluaren’ përfundoi Ronaldinho.

Pet kishte filluar karrierën në Red Star Beograd për t’u transferuar në Real Madrid e më pas ishte huazuar në Sevilla.

Ish reprezentuesi i Yugosllavisë karrierën e tij e përfundoi me skuadrën braziliane Flamengo kundër Corinthias. /Periskopi/

Shpërndaje në: