Idrizi për vërshimet në Vushtrri: Gjendja nën kontroll, jemi jashtë qysh në mëngjes
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka folur për situatën e krijuar nga vërshimet.
Idrizi ka bërë të ditur se gjendja në komunën që ai drejton është e menaxhueshme dhe se deri më tani nuk ka pasur nevojë për evakuimin e asnjë familjeje.
Ai shtoi se bashkë me ekipet komunale janë në terren që nga orët e hershme të mëngjesit.



