Idrizi premton rritje të subvencioneve dhe përkrahje të vazhdueshme në bujqësi mandatin e ardhshëm
Kryetari aktual i Komunës së Vushtrrisë dhe kandidati i PDK-së, Ferit Idrizi, ka zhvilluar një takim me fermerët e komunës, ku ka theksuar se bujqësia mbetet një ndër prioritetet kryesore të tij edhe në mandatin e ardhshëm.
Idrizi u shpreh se fermerët janë pasuria më e madhe e Vushtrrisë, të cilët me punën e tyre të palodhur ushqejnë familjet, gjenerojnë zhvillim dhe kontribuojnë në ekonominë lokale.
Ai premtoi rritje të ndjeshme të subvencioneve në sektorë të ndryshëm të bujqësisë dhe blegtorisë, konkretisht: “Nga 0.5 në 0.8 cent për litër qumështi. Nga 5 në 8 euro për koshere të bletëve.Nga 5 në 8 euro për kokë dele dhe dhi. Vazhdim i sistemit të ujitjes së tokave me 50% mbulim nga komuna. Subvencione për bimë aromatike, plehra dhe sera (0.5 dhe 1 ari). Mbështetje për blerjen e makinerive bujqësore”, ka shkruar ai.
Idrizi gjithashtu rikujtoi se gjatë mandatit aktual janë ndërmarrë hapa për hapjen dhe shtrimin e rrugëve të arave, duke lehtësuar qasjen e fermerëve në tokat e tyre, dhe u zotua se këto projekte do të përfundojnë në mandatin e ardhshëm.
Postimi i plotë:



