Idrizi: Punimet në rrugën “Dibran Imeri” do ta bëjnë qarkullimin më të sigurt

Idrizi: Punimet në rrugën “Dibran Imeri” do ta bëjnë qarkullimin më të sigurt

Kryetari i komunës së Vushtrrisë, njëherësh kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK)për kryetar të kësaj komune edhe për një mandati, Ferit Idrizi, ka njoftuar se në fshatin Pantinë kanë filluar punimet për zgjerimin e rrugës “Dibran Imeri”.

Idrizi përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka treguar se zgjerimi i kësaj rruge ishte kërkesë e banorëve.

“Në Pantinë sot nisi projekti që erdhi si kërkesë e banorëve të këtij fshati, zgjerimi i rrugës “Dibran Imeri”!Kjo rrugë është lidhja e tyre e përditshme, ndaj kërkesa e tyre u kthye në punë konkrete. Në prani të banorëve filluam punimet që shumë shpejt do ta bëjnë qarkullimin më të lehtë dhe më të sigurt”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Shpërndaje në: