Idrizi zotohet: 1 milion euro për aftësim profesional në mandatin e dytë

Idrizi zotohet: 1 milion euro për aftësim profesional në mandatin e dytë

Kryetari i Vushtrrisë dhe kandidati për një mandat të dytë, Ferit Idrizi ka premtuar se në mandatin e dytë do të investojë 1 milion euro për aftësim professional, raporton Periskopi.

Ai u shpreh se rinia e vendit meriton më mirë.

 

Postimi i plotë:

Rreth 700 mijë euro gjatë 4 viteve i kemi investuar në aftësim profesional, kurse të gjuhëve të huaja e programim, si dhe në bursa e shpërblime për rininë tonë.

Si rezultat i kësaj, mbi 3 mijë të rinjve u kemi krijuar mundësi që të depërtojnë më lehtë në tregun e punës.

Një nga premtimet më të përzemërta për mandatin tim të ri e bëra publik pikërisht në SPEEEX Education, ku qindra të rinj të Vushtrrisë janë aftësuar në programim dhe gjuhë të huaja. Përveç këtij institucioni, rinia jonë është aftësuar edhe në qendra të tjera të licensuara për gjuhë të huaja dhe në qendra të aftësimit profesional si Diakonie Training Center.

1 milion euro do të jetë buxheti i mandatit tonë të dytë, i dedikuar për ata që janë e ardhmja jonë. Pas 12 tetorit, këtë e bëjmë realitet, sepse rinia jonë meriton ma mirë.\

Shpërndaje në: