Igli Tare takohet me Liridon Latifin (Foto)
Liridon Latifi me shumë gjasa do ta vazhdojë aventurën në një kampionat të huaj gjatë afatit kalimtar të verës.
Është ky i fundit që sot ka postuar në “Instagram” një foto duke drekuar me ish-sulmuesin e Kombëtares.

Mediat përtej Adriatikut raportuan se Tare ishte në stadiumin e Palermos jo vetëm si tifoz, por edhe për ta parë nga afër 23-vjeçarin në ndeshjen e Kombëtares me Italinë më 24 mars, shkruan oranews.
Drejtuesi bardhekaltër synon të përfitojë nga fakti që Latifit i përfundon në qershor 2018 kontrata me Skënderbeun, ndaj klubi korçar me shumë mundësi nuk pritet të bëjë rezistencë të madhe sa i takon aspektit financiar.



