Igli Tare zbulon çmimin e mesfushorit serb që po kërkohet nga Manchester United

Igli Tare zbulon çmimin e mesfushorit serb që po kërkohet nga Manchester United

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare ka thënë se Milinkovic-Savic kushton hiq më pak se 90 milionë euro

Manchester United është i interesuar për shërbimet e mesfushorit serb i cili po kalon një sezon të jashtëzakonshëm me klubin italian, shkruan Periskopi.

“Unë nuk e di se sa shumë do të kushtonte ai dhe nuk do të doja të flisja për këtë,” tha fillimisht Tare.

“Është e qartë që vlera tij do të shkonte deri në 90 milionë euro. Sergej është lojtar shumë i rëndësishëm për ne dhe ai akoma nuk ka arritur në kulmin e karrierës.

“Ne kemi pranuar oferta verën e kaluar, por ato nuk janë marrë në konsideratë,”. /Periskopi/.

Shpërndaje në: