Ija nuk ndalet, ja ku do mund ta shohim së shpejti, bëhuni gati (Foto/Video)

Ija nuk ndalet, ja ku do mund ta shohim së shpejti, bëhuni gati (Foto/Video)

Ajo mund të themi se është gjyshja më e famshme në Shqipëri.

Nëse do të kishte lindur disa vite më vonë, Ija (besojmë se nuk ka shumë nevojë për prezantim se gjyshja e kujt është) padyshim do të ishte një yll i skenës shqiptare.

E kemi parë në shumë klipe të Bes Kallakut, videot me humor që bën ai, ishte ajo që hapi dasmën e nipit, e ndërsa tani e tutje do të ketë edhe profilin e saj në Instagram. Ka qenë vetë Besi i cili nëpërmjet një fotoje ku shfaqet krah Ijes duke vështruar më vëmendje celularin na ka dhënë këtë lajm të mirë.

“Do hapi Ija Instagram”, shkruan ai.

Fundja pse jo. Ija ka aq shumë fansa sa me siguri do t’ia kalojë nipit të tij me numrin e ndjekësve, ndoshta edhe nuses së re, Xhensilës. Tani bëhuni gati të ndiqni Ijen në Instagram, jemi të bindur se do të jetë profili më interesant për t’u ndjekur.

2 dashni. #skifterjazemres @ijaime @xhensilamyrtezaj

A post shared by bes kallaku (@bes_kallaku) on

 

Shpërndaje në: