Iker Casillas te Liverpooli
Iker Casillas te Liverpooli. Këto janë lajmet e bujshme që vijnë nga mediat portugeze, që flasin për kalimin e portierit të famshëm te klubi anglez. Ditën e sotme është folur se Casillas ka firmosur një parakontratë me Liverpoolin dhe do të transferohet aty në merkaton e verës për të dhënë eksperiencën e tij në Ligën e Kampionëve.
Padyshim ky është një lajm i bujshëm, teksa Casillas që është në mbyllje të kontratës, pritet të transferohet te një ekip elitar në futbollin evropian. Por, mësohet se ka qenë verë Jurgen Klop ai që e ka kërkuar Casillasin në ekip si një garanci më tepër për portën.
Tashmë mbetet të shihet se çdo të ndodhë në merkaton e verës, por mediat portugeze kanë qenë mjaft të sigurta për këtë lajm, teksa e kanë bërë fakt të kryer.



