IKSHPK ka njoftuar se si pasojë e reshjeve të fundit është intensifikuar monitorimi i cilësisë së ujit të pijshëm në të gjithë Kosovën, duke bërë të ditur se më 9 janar 2026 situata paraqitet e ndryshme sipas rajoneve.
Në disa zona, përfshirë Ferizajn, Gjilanin, Gjakovën (rrjeti kryesor) dhe disa burime në Prishtinë, Prizren dhe Pejë, uji është brenda standardeve për pije, ndërsa në rajone të tjera për shkak të turbullirës së rritur furnizimi me ujë rekomandohet vetëm për nevoja teknike ose nuk është i përshtatshëm për pije.
IKSHPK ka theksuar se monitorimi do të vazhdojë në bashkëpunim me institucionet përkatëse për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.
Postimi i plotë:
Si pasojë e reshjeve të shtuara atmosferike ditët e fundit, IKSHPK në bashkëpunim me Qendrat Rajonale të Shëndetit Publik ka intensifikuar monitorimin e cilësisë së ujit të pijshëm në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
Gjatë kësaj periudhe janë realizuar marrje të mostrave për analizë fiziko-kimike dhe mikrobiologjike nga sistemet publike të ujëfurnizimit.
Situata me ujin e pijshëm më 9 janar 2026
Rajoni i Prishtinës
Fabrika për trajtimin e ujit në Shkabaj dhe Bivolak janë jashtë funksionit për shkak të turbullirës së madhe.
Fabrika e ujit në Badoc dhe Batllavë funksionojnë normalisht, cilësia e ujit është brenda standardeve.
Rajoni i Prizrenit
Burimi i ujit nga “40 bunarët” në qytetin e Prizrenit është lëshuar vetëm për nevoja teknike. Burimet e tjera, si Cvilen dhe Soz, uji është brenda standardeve.
Në Suharekë dhe Dragash uji është brenda standardeve.
Në Malishevë uji përdoret vetëm për nevoja teknike.
Rajoni i Gjilanit
Në qytetin e Gjilanit uji është brenda standardeve.
Në Kamenicë, Viti dhe fshatrat Makresh, Ropotovë, Ranillug dhe Berivojcë vlerat e turbullirës janë të rritura dhe uji nuk rekomandohet për pije.
Rajoni i Pejës
Në qytetin e Pejës dhe Istogut uji është brenda standardeve.
Ujësjellësi Deçan, Junik, Klinë furnizimi me ujë është vetëm për përdorim teknik.
Mbivada dhe Vrella me turbullirë, uji shfrytëzohet vetëm për nevoja teknike.
Burimi i Jarines, uji shfrytëzohet vetëm për nevoja teknike
Rajoni i Ferizajt
Uji është i pijshëm – brenda standardeve.
Rajoni i Gjakovës
Furnizimi me ujë nga rrjeti KRU Gjakova është i sigurtë për pije.
Hoqa e Madhe, Opterusha, Zaqishta vlera të rritura të turbullirës, uji nuk është i pijshëm.
Rajoni i Mitrovicës
Uji përdoret vetëm për nevoja teknike.
IKSHPK në koordinim me Qendrat Rajonale të Shëndetit Publik dhe Kompanitë Rajonale të Ujësjellësit vazhdon me monitorim të shtuar të cilësisë së ujit të pijshëm me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të popullatës.